Verifikoni nëse iPhone është i bllokuar me një Apple ID
Find my Iphone gjëndet në iCloud, i cili lidhet me GPS-in e iPhone për tœe treguar se ku ndodhet iPhone kur është i lidhur me rrjetin përmes email-it Apple ID që është aktivizuar. Nëse ju vendosni të blini një iPhone të përdorur, ose ua bëjnë dhuratë një iPhone të aktivizuar nga dikush tjetër, mund ta verifikoni vetë duke shkuar tek Settings > iCloud dhe të kontrolloni funksionin Find My iPhone i cili duhet të jetë OFF. Nëse është ON atëherë ju nuk mund ta fikni dot atë nëse nuk dini password-in dhe Apple ID me të cilin është aktivizuar për herë të parë.

Gjithashtu nëse iPhone-in e keni marrë të pa aktivizuar apo të fikur dhe nuk keni qasje për ta verifikuar vetë, mund të bëni kërkesën nga kjo webfaqe, që do të verifikojë direkt nëse funksioni Find my iPhone është ON ose OFF thjeshtë duke dhënë kodin tuaj IMEI (kundrejt një pagese të vogël). Numrin Imei mund ta gjeni në disa mënyra, një mënyrë është të shtypni *#06# dhe do ju shfaqet një numër me 15 shifra.
2 comments:
Iphon model a 1387
Duhet de dergohet imei numri jo modeli
Post a Comment